Nesër derbi Kastrioti – Ferizaj

08 nëntor 2024 | 16:30

Kastrioti – Ferizaj është kryendeshja e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Derbi ferizajas zhvillohet të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton”.

Pritet ndeshje interesante dhe rivalizuese deri në fund. Ferizaj i ka fituar pesë ndeshjet e para dhe me 10 pikë ndanë vendin e parë me Istogun, që i ka gjashtë ndeshje. Kastrioti është i treti me tetë pikë nga pesë ndeshje. Humbjen e vetme deri më tani e ka nga Istogu.

Të shtunën prej orës 19:00 është edhe një tjetër përballje lokale. Samadrexha e pret Vushtrrinë.

Samadrexha i ka katër pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Vushtrria është e shtata me dy pikë.

Ndeshjet Prishtina – Verona dhe Besa – Istogu zhvillohen më vonë.

Të shtunën është edhe ndeshja e mbetur e xhiros së gjashtë të Superligës së hendbollistëve mes Llapit e Besa Famgasit. Ndeshja zhvillohet prej orës 17:00 në Podujevë, ndërsa skuadra pejane, Besa, është favorite e madhe.

Në fundjavë është edhe xhiroja e pestë e Ligës së Parë të hendbollisteve.

Dukagjini – Prizreni, Ulpiana – Jusuf Gërvalla, CLICK – Trepça, Vjosa – Llapusha, Vëllaznimi – KEK-u janë ndeshjet e kësaj xhiroje.

Aktivitetet e hendbollit vazhdojnë me xhiron e tretë dhe të katërt të Ligës së pionierëve.

Ndeshjet e grupit A janë në Vushtrri, të shtunën e të dielën, ndërsa të dielën në Rahovec mblidhet grupi B.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës të hënën pritet të mbajë seancë plenare.…