Nesër dhe pasnesër luhen gjysmëfinalet e treta në basketboll
Nesër (e shtunë) dhe pasnesër (e diel) do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-off”-it në basketboll.
Ylli dhe Trepça janë duke avancuar 2:0 dhe në rast se shënojnë fitore, atëherë do të kualifikohen në finale.
Nëse Prishtina dhe Peja shënojnë fitore, atëherë seria do të ngushtohet në 2:1, dhe takimet e radhës sërish do të zhvilloheshin në këto dy qytetet e fundit.
Nesër (e shtunë) prishtinasit do të mundohen të shënojnë fitoren e parë përballë therandasve në këtë edicion. Në garat e rregullta katër fitore kanë shënuar kampionët, ashtu si edhe në gjysmëfinale, 73:48 dhe 79:70.
Ndërkohë, liderët e Superligës do të mundohen të fitojnë edhe ndeshjen e tretë dhe të kualifikohen në finale. Takime shumë më interesante janë zhvilluar në mes të Trepçës dhe Pejës, sidomos gjysmëfinalja e dytë, që është përcaktuar fituesi pas dy vazhdimeve, 107:105 për mitrovicasit, që kishin fituar edhe takimin e parë, 75:68.
Pejanët synojnë fitoren për të ngushtuar serinë në 2:1, ndërsa “Xehetarët” të fitojnë dhe kalojnë në finale.
Gjysmëfinalet e treta:
Nesër (e shtunë):
19:00 – Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
Pasnesër (e diel):
17:00 – Peja – Trepça