Nesër ‘Diaspora Flet’ në Kuvend
Nesër (e premte) në orën 10:00, dyert e Kuvendit të Kosovës do të hapen për të pritur diasporën në një seancë pune, në sallën e mbledhjeve plenare.
Nëpërmjet konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim “Germin”, do të mundësojë që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat e tyre, por edhe potencialin e pashfrytëzuar profesional dhe intelektual të tyre në krijimin e politikave më të mira për ata dhe vendet e tyre të origjinës.
Kryeparlamentari Kadri Veseli do të moderojë seancën e punës dhe do të bëjë hapjen e saj para se t’ia jap fjalën profesionistëve të fushave të ndryshme të diasporës shqiptare e që vijnë në Kosovë nga shtete të ndryshme të botës, për t’iu dëgjuar zëri rreth temave të ndryshme që lidhen me të drejtat politike, shoqërore e ekonomike.