Nesër dita e parë e Ramazanit, Tërnava sot i drejtohet opinionit publik
10 mars 2024
| 08:14
Besimtarët myslimanë në botë, përfshirë ata në Kosovë, nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Dita e parë e agjërimit është të hënën.
Për këtë, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), të dielën në ora 11:00 do t’i drejtohet opinionit publik me një mesazh.
Gjatë këtij muaji institucionet e shtetit shtrojnë iftare për krerët e BIK-ut, por edhe organizatat joinstitucionale organizohen në këtë muaj për ata që agjërojnë.