
Nesër ditë zie në Lipjan
16 mars 2019
| 21:49
Me vendim të kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nesër është shpallur ditë zie në Komunën e Lipjanit.
Dita e zisë është shpallur për të ndarë dhimbjen me familjet Retkoceri e Tmava me rastin e humbjes së jetës së Leonard Retkocerit dhe Sabit Tmavës.
Në aksidentin që ka ndodhur sot në fshatin Duhël, ku kanë humbur jetën tre të rinj, dy nga Komuna e Lipjanit dhe një nga Prishtina.
Siç njofton Komuna e Lipjanit, anulohen të gjitha aktivitetet politike dhe aktivitete të tjera që janë paraparë të mbahen nesër.