Nesër do të bëhet zhvarrimi i Liridona Ademajt

03 dhjetor 2023 | 15:30

Liridon Ademaj, familjari i së ndjerës Liridona Ademaj, ka konfirmuar se trupi i pajetë i Liridonës do të zhvarroset nesër (e hënë).

Ademaj këtë e ka konfirmuar shkurtimisht për “Insajderin”, duke thënë se kanë pranuar vendimin për këtë dhe se procesi i rivarrimit do të bëhet nga ora 14:00.

Familjarët e Liridona Ademaj kanë bërë kërkesë tek prokurorja Besa Limani për zhvarrosjen dhe rivarrosjen e trupit të së ndjerës.

Në dokumentin që ka siguruar “Insajderi” nga familjarët e Liridonës, kërkohet që varrimi të mbetet krejtësisht privat.

“Kërkojmë nga ju që të na mundësoni që trupin e vajzës tonë Liridona Ademja ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Do ta vlerësonim nëse kërkesën tonë do ta aprovoni në procedurë të shpejtuar”.

“Përmes policisë të na siguroni privatësi të plotë dhe kërkojmë që pamjet e varrimit të mbesin krejtësisht private”, është thënë në dokument.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka…