Nesër do të jetë ndeshja përshëndetëse e Ibrahimoviqit me Milanin
Zlatan Ibrahimoviq i jep fund karrierës së tij me Milanin, nesër do të jetë dita e lamtumirës së sulmuesit 41-vjeçar suedez, i cili për fatin e tij të keq, nuk ishte faktor për skuadrën në dy vitet e fundit, edhe pse ia doli që të festonte me të një titull kampion në Serinë A.
Kontrata e Ibras nuk do të rinovohet sepse klubi nuk e sheh në këto momente si faktor, edhe për shkak të problemeve fizike. Sipas Fabrizio Romano, në sfidën e nesërme ndaj Veronës, Ibra do t’u japë lamtumirën tifozëve në “San Siro”, edhe pse nuk është në gjendje që të japë kontributin në fushë po përsëri për probleme fizike.
Megjithatë, ky nuk mund të jetë fundi i karrierës së tij si futbollist. Ibra nuk ka vendosur nëse do të tërhiqet përfundimisht apo jo dhe ideja për t’iu bashkuar ndonjë klubi tjetër si Monza, e tundon shumë suedezin.