NESËR DO TË PROMOVOHET PROJEKTI “MEMORIE DHE TRAUMË…”

19 dhjetor 2023 | 22:08

Nesër, duke filluar në ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, promovohet projekti “Libri ‘Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-1999 në letërsinë shqipe në Kosovë”, i autores Blerina Rogova Gaxha.

Me këtë rast do të promovohet libri: “Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-99 në letërsinë shqipe në Kosovë”,
do të hapet ekspozita “Rojtarë të Memories”, si dhe do të shfaqet eseja filmike “Bijë lufte”.

Panelistë janë: Majlinda Bregasi, Agron Gashi dhe Donika Dabishevci, Interpreton: Sheqerie Buqaj. Në kitarë: Ehad Dula, Moderon: Alketa Gashi Fazliu.

Projekti “Memorie dhe Traumë”, është rezultat i një hulumtimi të gjatë, tejet sfidues dhe traumatik. Si përjetuese lufte, ky studim nuk ishte asnjëherë vetëm një hulumtim teoriko-letrar e kulturor, por mbartte në vete një angazhim të thellë moral dhe emocional, shkruan studiuesja Blerina Rogova Gaxha, duke potencuar se studimi hulumton dhe interpreton transmetimin dhe qarkullimin e memories së luftës e të kujtimeve traumatike në letërsi, me qëllimin e sjelljes së rezultateve që e dëshmojnë peshën e letërsisë si medium i kujtesës kulturore për ta mbajtur gjallë memorien kolektive të luftës.
Ky projekt është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati gjatë diskutimeve në emisionin “Politiko…