Nesër dy derbi në elitën e basketbollit
ProCredit Superliga vazhdon ndeshjet interesante në fundjavë. Ndeshja e parë e kësaj xhiroje pritet të jetë shumë interesante ndërmjet Trepçës dhe Pejës. Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës synojnë fitoren, në një atmosferë që pritet të jetë e jashtëzakonshme në “Minatori”.
Mitrovicasit kanë tri fitore dhe dy humbje, ndërsa pejanët dy fitore dhe tri humbje. Sfidë shumë interesante pritet të shtunën në mbrëmje ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit janë e vetmja skuadër pa humbje në elitë, me pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse prishtinasit kanë katër fitore dhe një humbje. Takimi pritet të jetë i barabartë, me të dy skuadrat me traditë që duan fitoren.
Takime mjaft të rëndësishme shihen ato që zhvillohen të dielën. Vëllaznimi ndeshet me Golden Eagle Yllin, ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe tri humbje, kurse Proton Cable Prizreni përballet me Borën, që kanë nga një fitore e katër humbje. Dy takimet janë mjaft të rëndësishme për katër skuadrat, që duan të renditen sa më lart në tabelë.
ProCredit Superliga – Java 6
Të shtunën takohen:
17:00 Trepça – Peja
19:00 Bashkimi – Sigal Prishtina
Të dielën takohen:
17:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
19:00 Proton Cable Prizreni – Bora