Sot e nesër në Kosovë pritet të bjerë shi

02 prill 2019 | 23:26

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar për parashikimin e motit për të mërkurën dhe enjten.

Në njoftim thuhet se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Në fushat barike pritet të ketë luhatje të ndjeshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike. Vranësirat do të fuqizohen gjatë ditës dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas këtij njoftimi, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, përfundoi njoftimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus ka marrë fitoren e 26-të në këtë sezon të…