
“Nesër është natë e madhe, do t’i them gjërat ashtu siç janë”, çfarë po paralajmëron Trumpi?
03 mars 2025
| 16:26
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në llogarinë e tij në “Truth”, ka paralajmëruar për diçka.
Ai thotë se dita e marte do të jetë ditë e madhe, e gjërat do t’i thotë ashtu siç janë me të vërtetë.
“Nesër do të jetë natë e madhe. Do t’i them gjërat ashtu siç janë me të vërtetë”, ka shkruar Trumpi.
Nuk la pa përmendur edhe Ukrainën e Rusinë, i cili thotë se është i vetmi që nuk i dha tokat e Ukrainës, shtetit rus.
“Presidenti i vetëm që nuk i dha asnjë nga tokat e Ukrainës Rusisë së Putinit është Presidenti Donald J. Trump. Mos harroni se kur demokratët e dobët dhe joefektiv kritikojnë dhe Fake News me kënaqësi nxjerrin çdo gjë që thonë!”, ka shkruar ndër të tjera i pari i vendit.