Nesër fillojnë gërmimet në kampusin e UP-së, dyshohet për varrezë masive
25 nëntor 2019
| 13:39
Për shkak të dyshimeve për varrezë masive, sot në parkingun e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, ka filluar të bëhet përgatitja e terrenit, ndërsa nesër (e martë) do të bëhen gërmime.
Se sot nuk do të ketë gërmime për “Kosovapress” e ka konfirmuar Kushtrim Gara, nga Komisioni qeveritar për persona të pagjetur, i cili ka thënë se po bëhen vetëm përgatitjet e terrenit, ku nesër në orën 9:00 do të fillojnë gërmimet.
Në kampusin e Universitetit të Prishtinës edhe më herët janë bërë gërmime në tri lokacione të ndryshme, por që nuk ishte gjetur asgjë.