
Nesër fillojnë punimet rrugore në lagjen “Arbanë” të Prizrenit
Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se nesër (e hënë) do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës në lagjen “Arbanë” të kësaj komune.
Me këtë rast, kjo komune ka theksuar se rruga “Transiti”, që lidh lagjen “Arbanë” me hyrjen e autostradës – transitin e Petrovës – do të jetë e bllokuar për shkak të zhvillimit të punimeve.
“Të nderuar qytetarë, të hënën do të fillojnë punimet për ‘ndërtimin e infrastrukturës rrugore në lagjen ‘Arbanë’’. Me këtë rast rruga ‘Transiti’, që lidh lagjen ‘Arbanë’ me hyrjen e autostradës – transitin e Petrovës, do të jetë e bllokuar për shkak të zhvillimit të punimeve. Në fotografi mund ta gjeni aksin e rrugës ku do të zhvillohen punimet si dhe rrugët alternative që do mund të shfrytëzohen. Punimet do të vazhdojnë për 5 ditë”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.