
Nesër fillon afati kalimtar në basketboll
26 gusht 2019
| 14:06
Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se nesër (e martë) deri më 7 shtator do të jetë afati kalimtar për të gjitha grupmoshat, si dhe paraqitja e lojtarëve të huaj.
“Ju lutemi që për paraqitjen e lojtarëve të respektoni rregulloret mbi kalim dhe regjistrim të lojtarëve”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
/Epoka e re/