Nesër fillon dezinsektimi në Prishtinë
Nesër (e premte) fillon faza e parë të dezinsektimit hapësinor për këtë vit në Komunën e Prishtinës.
Sipas një njoftimi të komunës, kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe kompanisë që do ta kryejë këtë proces.
“Për herë të parë ky proces do të kryhet në gjashtë faza duke përfshirë kështu gjithë sezonin gjatë të cilës janë aktive mushkonjat dhe insektet tjera. Duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6500 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.
/Epoka e re/