Nesër fillon faza e dytë, lejohen të punojnë këto biznese
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lirimin e masave në fazën e dytë, sipas së cilës, parashihet që disa biznese ta fillojnë veprimtarinë e tyre.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë njoftuar për bizneset që do të hapen nga 18 maj, por për shkak se rreziku ende nuk ka kaluar, ata kanë njoftuar se do të vazhdohet me një orar të kufizuar të lëvizjes, ku çdo qytetari do t’i lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë sipas shifrës së parafundit të kartës së identitetit.
Kurti në një konferencë për media ka thënë se ka parë se nga masat që kanë ndërmarrë ka rënie në numrin e të infektuarve me Covid-19, por edhe ngritje të numrit të rasteve.
Ai ka thënë se ka marrë rekomandime nga Instituti i Shëndetit Publik për hapjen e fazës së dytë.
Kjo është lisat e plotë e bizneseve që do të hapen nga e hëna: