Nesër fillon java e produkteve austriake në Kosovë
Oda Ekonomike e Austrisë në Kosovë, Zyra Tregtare pranë ambasadës së Austrisë në Prishtinë, në bashkëpunim me “Meridian Express”, do të organizojnë eventin “Java Austriake” në Prishtinë. Ky event fillon nga data 28 tetor deri më 1 Nëntor. Hapja solemne me ushqim, verëra e kafe austriake do të filloj të hënë me 28 tetor në “Meridian Express”, në Lagjen Arbëria, duke filluar nga ora 17:30.
“Gjatë këtyre ditëve, produktet austriake do të promovohen nëpërmjet katalogut, demonstrimeve dhe zbritjeve të çmimeve gjatë periudhës një javore. Produktet të ndryshme si: djathra “Woerle”, Xheme “Darbo”, delilatesa te shijshme “Manner” dhe “Lorenz snacks”, lëngje frutash “Rauch”, pije energjike “Red Bull”, vera të shijshme austriake “Manfred Weiss” , kafe dhe çaj tradicional vjenez “(Schärf Coffeshop, Teekanne)”. Kërkesa për të “shijuar Austrinë” është në rritje në mbarë botën, dhe një numër i konsumatorëve gjithnjë në rritje vlerësojnë ushqimet, pijet dhe produktet austriake në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike të Austrisë në Kosovë.
/Epoka e re/