Nesër fillon konferenca ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”
23 janar 2018
| 13:47
Nën përkujdesjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë më 24, 25 dhe 26 janar (e mërkurë, e enjte dhe e premte), do të organizohet konferenca e tretë ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia” (“Cyber Security and Privacy”).
Kjo konferencë do të mbahet në hotel “Emerald” nga ora 09:30 deri në ora 16:00.
Në hapje të konferencës do të marrë pjesë ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.
Po në këtë konferencë pjesëmarrës do të jenë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ambasadori Greg Delawie, Mentor Hoxhaj, etj.