Nesër fillon kursi ASMC 2

08 nëntor 2019 | 19:08

Pas përfundimit me sukses të kursit për Menaxhimin e Avancuar Sportiv ASMC 1, Komiteti Olimpik i Kosovës do të nisë organizimin e ASMC 2.

Ligjërues të përhershëm të kursit janë: Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në MKRS, MEMOS 19 dhe Elda Gjoka, drejtoreshë kombëtare për organizimin e kurseve bazike për administratorë të sportit, MEMOS 9.

Krahas tyre pritet të ketë edhe ligjërues ndërkombëtarë. Kursin do ta vijojnë presidentë, sekretarë të përgjithshëm dhe përfaqësues të lartë të federatave sportive në Kosovë. Kursi ka gjashtë module dhe pritet të përfundojë në mesin e vitit 2020.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadrat nga Premierë Liga, Manchester Unitedi dhe Tottenhami, janë futur…