Nesër fillon mësimi i kombinuar edhe për nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka njoftuar se nga nesër do të fillojë mësimi i kombinuar edhe për klasat 7, 8, 9 dhe 11, 12.
Ai ka thënë se udhëheqësit e shkollave mund të vendosin ndryshe nëse vlerësojnë se ka rrezik nga Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur në një njoftim në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve për kujdes që të respektohen rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19.
“Nga nesër (21 shtator 2020), do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12, përveçse nëse menaxhmenti i shkollës dhe task forca e secilit institucion, pasi të ketë vlerësuar situatën, mund të vendosin për ndonjë skenar tjetër, në mënyrë që të respektohen strikt rregullat e Udhëzuesit për organizimin e mësimit në kushte pandemie”, ka njoftuar Ministri Likaj.
“Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet”, ka shtuar ai.
https://www.facebook.com/1011215745748926/posts/1566669593536869/?extid=irYerf6Ljqe5fgBB&d=n