Nesër fillon mësimi për klasat e nënta
07 qershor 2020
| 13:33
Me vendim të Ministrisë së Arsimit, nesër (e hënë) fillon mësimi plotësues për të gjithë nxënësit e klasave të nënta.
Ky vendim i cili është marrë para një jave nga Ministria e Shëndetësisë në krye ish-ministrin Arben Vitia, duket se ka treguar pajtueshmëri edhe te ministri i tanishëm, Armend Zemaj, i cili në konferencën e fundit për medie, lidhur me vendimet e reja për masat parandaluese ndaj Covid-19, nuk ka deklaruar për ndonjë ndryshim sa i përket kësaj çështjeje.
Për këtë hap që do të hedhet që nga nesër, kur edhe do të fillohet mësimi për klasat e nënta, shumë komuna kanë bërë me dije se janë përgatitur në lidhje me realizimin e këtij mësimi.