Nesër fillon turneu ‘Lah Nimani’

02 tetor 2020 | 14:13

Nesër (e shtunë), Federata e Boksit të Kosovës organizon turneun ndërkombëtar “Lah Nimani” me boksier të rinj (youth 17-18 vjeçar), i cili do të mbahet në Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim në ora 12:00.

Fotografia e Latif Lato Demolli

FboxK-ja do të respektoj këshillat nga IKSHPK-ja, MKRS-ja që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues, trajnerë, delegatë dhe mjekë sportiv etj.) dhe turneu do te zhvillohet pa publik.

Fotografia e Latif Lato Demolli

Federata e Boksit po vazhdon aktivitetet sipas kalendarit të garave dhe kalendarit nga Federata Europiane EUBC dhe Federata Botërore AIBA.

Gjyqtarë/ Referee

1.Latif Demolli
2.Agim Shala
3.Aliriza Rexhepi
4.Agim Tahiraj
5.Safet Syla
6.Fadil Bekteshi
7.Visar Ibrahimi
8.Granit Qorri
9.Marigona Beadini
Delegat: Sylejman Voca
Mjeku Kujdestar: Agron Kamberi

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësues U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën…