Nesër finalja në mes “Ekonomisë” dhe “Gjin Gazullit”
26 prill 2018
| 14:26
Nesër (e premte) zhvillohet ndeshja finale e turneut në futboll të vogël, ku pjesëmarrëse ishin të gjitha Shkollat e Mesme të Prishtinës, përfshi edhe Shkollat e Mesme Private.
Finalja do të zhvillohet nga ora 13:00 në fushën e Qendrës Sportive “Bujqësia”. Në finale është kualifikuar ekipi i shkollës së “Gjin Gazullit” dhe ekipi i shkollës “Ekonomia”. Për finalistet pritet të ndahen medalje, kurse skuadrës fituese do t’i dhurohet edhe Kupa.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)