Nesër flitet për Shën Terezën
25 gusht 2018
| 20:17
Kanë filluar përgatitjet për shënimin e 108-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës, organizim ky nën përkujdesjen e kryeministrit Haradinaj.
Po me këtë rast do bëhet edhe promovimi i librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup”, hulumtim i kryer nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve në Shkup, me autorë Skender Asani, Albert Ramaj dhe Natasha Didenko.
Kjo ngjarje e rëndësishme mbarëshqiptare fillon nesër në orën 13.00 në Biblotekën Kombëtare të Kosovës, ka njoftuar Jahja Lluka.