Nesër hapet afati kalimtar dimëror
14 janar 2020
| 14:50
Nesër (e mërkurë) hapet afati kalimtar dimëror në hendbollin e Kosovës.
Në afatin kalimtar dimëror, që është prej 15 deri më 22 janar, mund të ndryshojnë ekipin lojtarët që janë pa kontrata apo ata që kanë fletëlëshimin e klubit konform rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferimin e tyre.
Ndërsa lojtarët që vijnë nga klube të huaja mund të regjistrohen deri më 28 shkurt.