Nesër hapet çerdhja ‘Xixëllonjat’
09 qershor 2020
| 23:34
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nesër (e mërkurë) do të nisë punën çerdhja “Xixëllonjat” në kryeqytet.
Ahmeti ka bërë më dije se edukatorja e kësaj çerdhe ka rezultuar negativ dhe se do të jetë në vetizolim, kurse çerdhja mund t’i kthehet normalitetit.
“Edukatorja e çerdhes ‘Xixëllonjat’ ka rezultuar negativ në testimin për #covid19, por do të jetë në vetëizolim për 14 ditë. Njëjtë edhe fëmijët e dy klasave që kanë qenë nën përkujdesjen e edukatores. Hapësirat e çerdhes janë dezinfektuar dhe është e gatshme që të rifillojë punën nesër në mëngjes. Shëndet për të gjithë!”, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.
(V.Z / Epoka e re)