Nesër hapet ekspozita “Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”
23 nëntor 2020
| 17:53
Për nder të 28 nëntorit, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë hapin nesër (e martë), me fillim nga ora 13.00, ekspozitën “Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”, në lapidariumin e Muzeut të Kosovës në Prishtinë.
Në këtë ekspozitë do të paraqiten 14 pllakate me dhjetëra fotografi të veprimtarëve kombëtarë nga vitet 1910-1912.