Nesër hapet fabrika “Gerti Foods”,  synon të eksportojë mbi 70% të prodhimit të saj

25 korrik 2024 | 22:34

Nesër me datë 26 Korrik, duke filluar nga ora 18:00 në Lubizhdë të Prizrenit, bëhët hapja solemnde e “Gerti Foods”.

Rreth Gerti Foods: Gerti Foods është një fabrikë e re dhe moderne e prodhimit të produkteve të ngrira, e cila synon të eksportojë mbi 70% të prodhimit të saj në vendet e Bashkimit Evropian. Investimi në këtë fabrikë është realizuar nga dy mërgimtarë dhe një biznes lokal nga rajoni i Hasit, të cilët kanë një traditë shekullore në këtë industri. Pjesa më e madhe e linjave dhe makinave që përdorën në fabrikë janë blerë nga kompani të njohura Italiane dhe Turke.

Pjesëmarrësit Kryesorë: Në këtë ceremoni do të marrin pjesë figura të rëndësishme nga Qeveria e Kosovës, Kori diplomatik, Bizneset dhe të ftuar tjerë.

Kjo ceremoni shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe ofron mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim të mëtejshëm të industrisë ushqimore në Kosovë.

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni: Tel: +383 (0) 49 169 444
Email: [email protected]

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas kërkesës për bashkëpunim…