Nesër hapet panairi i librit të vjetër dhe dy ekspozita
15 dhjetor 2022
| 15:45
Nesër, (më 16 dhjetor 2022), me fillim nga ora 11.00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nis edicioni i tretë i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur. Me rastin e hapjes së panairit, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, në bashkëpunim dhe bashkorganizim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe me organizuesit e edicionit të tretë të Panairit, në orën 11.20 hapin ekspozitën “Të ndarë, por të pashkëputur” dhe ekspozitën me dokumente arkivore për Dhimitër Paskon, alias Mitrush Kutelin.