Nesër hapet panairi i turizmit në Prizren
23 dhjetor 2019
| 14:17
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, nesër (martë) do të organizojë Panairin e Turizmit, i cili do të mbahet në hapësirat e Kejit përballë xhamisë së Sinan Pashës.
Në këtë panair do të bëhet prezantimi i produkteve nga tour operatorët, bizneset hoteliere, guidat vendore dhe mysafirët e ftuar, ndërsa hapja do të bëhet në orën 12:00 nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Në kuadër të këtij panairi organizohet edhe ekspozita e fotografive të vjetra të qytetit të Prizrenit në hamamin e Gazi Mehmet Pashës dhe konferenca “Gastronomia dhe Turizmi” që do të mbahet në Hotel Theranda.
/Epoka e re/