Nesër hapet për qarkullim të veturave rruga “Skënderbeu” në Kamenicë

09 janar 2020 | 18:12

Komuna e Kamenicës ka bërë me dije se nesër (e premte) do të hapet rruga “Skënderbeu” për qarkullim të rregullt të veturave.

“Komuna e Kamenicës, pas përfundimit të festave të fundvitit, ka larguar dritat, këndin e lojërave dhe bredhin në sheshin ‘Metush Krasniqi’. Nga data 10 janar 2020 (e premte) pritet të fillojë qarkullimi i rregullt i veturave në rrugën ‘Skënderbeu’. Komuna falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çifti nga Zvicra, Esha Ismaili dhe Samir Kica, e kanë…