Nesër hapet pika e përkohshme kufitare Restelicë-Strezomir
19 korrik 2019
| 15:38
Nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 12:00, do të bëhet hapja e pikës së përkohshme kufitare, Restelicë-Strezomir, që lidhë Republikën e Kosovës me Maqedoninë e Veriut.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme,Ekrem Mustafa dhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.
/Epoka e re/