Nesër hapet pikë kalimi i përbashkët kufitar ‘Hani i Elezit – Bllacë’

11 prill 2025 | 12:43

Nesër (e shtunë) pritet të përurohet pikë kalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.

Në njoftimin e qeverisë në detyrë është thënë se hapja do të bëhet në orën 11:00, dhe bëhet në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të implementimit të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ushtri evropiane nuk do të ishte një zëvendësim për…