Nesër hapet pishina e Gërmisë
24 qershor 2022
| 20:51
Prej nesër, e shtunë, pishina e vetme e kryeqytetit, ajo e Gërmisë, do të jetë e
hapur për sezonin veror 2022.
Dyert për të gjithë qytetarët do të hapen nga ora 10:00.
NPL Sport Marketing SH.A. ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues e infrastrukturën mbështetëse për të qenë të përgatitur gjatë gjithë sezonës verore.
“Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit”, ka njoftuar komuna e Prishtinës.