Nesër hapet Prishtina Park – Befasi të shumta dhe Hyrja FALAS
Prishtina Park, hap dyert nesër, e premte në ora 18:00. Ky park i ri argëtues, i pari i këtij lloji në vend, do të jetë funksional gjatë gjithë vitit, duke ofruar atraksione e aktivitete dhe përvoja të paharrueshme pavarësisht sezonit. Rrota e Ferisit, Roller Coaster, Pendola dhe Hovercrafts janë vetëm disa nga atraksionet që do të jenë në dispozicion për vizitorët. Këto atraksione anë sjellë nga Italia dhe janë dizajnuar për të ofruar një përvojë unike si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. Në ditën e hapjes më 23 gusht, Prishtina Park do t’i ofrojë vizitorëve një mundësi të veçantë për të shijuar argëtimin pa asnjë kosto. Nga ora 18:00 deri në 19:00, të gjitha lojërat do të jenë falas, duke përfshirë edhe atraksionet kryesore. Kjo është një mundësi ideale për familjet dhe miqtë që të kalojnë një mbrëmje të mbushur me argëtim dhe emocione. Prishtina Park nuk është vetëm për lojëra dhe atraksione. Në park do të gjeni edhe një zonë të veçantë të gastronomisë, ku do të mund të shijoni ushqime dhe pije të ndryshme gjatë qëndrimit tuaj. Për më tepër, parku do të organizojë ngjarje të ndryshme sezonale, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për të gjitha moshat. Të gjitha atraksionet do të menaxhohen dhe mirëmbahen nga ekipe italiane me përvojë të gjatë në këtë fushë. Hyrja në park është pa pagesë, ndërsa çmimet janë të arsyeshme që fillojnë nga 1 euro dhe maksimum 6 euro për lojë, Prishtina Park synon të jetë një destinacion i përballueshëm për të gjithë. I vendosur prapa Prishtina Mall, Prishtina Park është lehtësisht i qasshëm për të gjithë vizitorët. Ju mirëpresim në hapjen e madhe më 23 gusht—mos e humbisni mundësinë për të përjetuar një ditë të mbushur me argëtim dhe surpriza! Orari i punës së Prishtia Park do të jetë çdo ditë pune nga ora 16:00 deri ne 24:00, ndërsa në vikend nga ora 12:00 deri në ora 24:00. Prishtina Park – Destinacioni juaj i argëtimit!.