Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës në futboll
Kur kanë mbetur edhe afro tre javë drejt fillimit të edicionit të ri të Superligës në futboll, nesër skuadrat kosovare do ta mësojnë orarin e garës.
Dhjetë ekipet e Superligës së martën do të njoftohen me orarin e plot të garës, shorti i cili do të hidhet në selinë e Federatës së futbollit të Kosovës nga ora 13:00.
Shorti do të hidhet në praninë e përfaqësuesve të klubeve dhe mediave.
Kampion në fuqi i Superligës është Ballkani, nënkampion Llapi. Drita e Malisheva përfunduan në pozitat tre e katër, duke e përfaqësuar Kosovën në garat evropiane.
Pjesë e edicionit të ri do të jetë edhe Prishtina, Gjilani, Dukagjini e Feronikeli 74, këto të fundit e siguruan elitën përmes barazhit.
Nga Liga e Parë për në Superligë hyjnë Suhareka për herë të parë dhe Ferizaj. Edicioni i ri i kampionatit të Superligës do të nis më 10 gusht.