Nesër hidhet shorti për kontrollin e pasurisë së zyrtarëve shtetërorë
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë me dije së nesër (e premte) do të hidhet shorti për kontrollimin e pasurisë për 20 për qind të zyrtarëve të lartë publikë.
“Agjencia Kundër Korrupsionit fton të gjitha mediet dhe organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Bazuar në Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do ti nënshtrohen 20 për qind e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore. Por kjo nuk e nënkupton se Agjencia nuk do të merret me pjesën tjetër të listës së zyrtarëve publik aty ku ka mos përputhje konform ligjit”, është thënë në njoftimin e AKK-së.
Ceremonia e hedhjes së shortit organizohet në objektet e AKK-së në orën 11:00.
/Epoka e re/