
Nesër hidhet shorti për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë
10 qershor 2019
| 14:47
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka bërë të ditur se nesër (e martë), do të mbahet ceremonia e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
“Bazuar në Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do ti nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore”, thuhet në njoftimin e AKK.
/Epoka e re/