Nesër hidhet shorti për renditjen e kandidatëve për kryetar të Podujevës
Zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë me dije se nesër bëhet tërheqja e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjen e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës
Ai ka thënë për “Epokën e re” se KQZ-ja i ka kryer të gjitha përgatitjet për këto zgjedhje që do të mbahen me 15 mars. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer përgatitjet ligjore dhe teknike për të organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve të cilat do të mbahen me datën 15 mars. Ky aktivitet është parapa që të mbahet gjatë ditës së hëne, me datë 2 mars dhe janë të ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike të cilat janë certifikuar nga ana e KQZ-së për të marrë pjesë në këto zgjedhje”, ka thënë Elezi.
Ai ka treguar se fushata zgjedhore për këto zgjedhje do të mbahet nga data 3 deri me 13 mars.