Nesër homazhe për Bekimin
30 korrik 2018
| 15:16
Teatri Kombëtar i Kosovës nesër duke filluar nga ora 12:00, do të organizojë homazhe dhe një mbledhje komemorative për aktorin dhe regjisorin Bekim Lumi.
Lajmin e ka bërë me dije për “KosovaPress” ushtruesi i detyrës së drejtorit të Teatrit Kombëtar, Milot Mustafa.
Ai ka treguar se është formuar një këshill organizativ i cili ka vendosur që në orën 14:00, të jetë ceremonia e varrimit.
Bekim Lumi ka vdekur sot pas një lufte më shumë se dy vjeçare me një sëmundje të rëndë.