
Nesër i jepet lamtumira e fundit Ismail Kadaresë
02 korrik 2024
| 16:37
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar detaje të ceremonisë shtetërore për nderimet e fundit për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ka vdekur të hënën në moshën 88-vjeçare.
Rama ka dhënë detaje për këtë ceremoni, e cila do të mbahet nesër (e mërkurë).
Detajet e ceremonisë:
09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
11:30 – Ceremonia shtetërore e lamtumirës
12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës