Nesër i jepet lamtumira e fundit kolonelit të FSK-së, Gyrner Murati

28 dhjetor 2020 | 20:38

Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe koloneli i FSK-së ka pasur dje një fund tragjik të jetës së tij.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, Kolonel Gyrner Muratit do t‘i bëhen homazhe nga njësitë e FSK-së nesër, 29 dhjetor 2020, në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00, raporton “Epoka e re”.

Varrimi i kolonelit të ndjerë do të bëhet në të njëjtën ditë në fshatin e lindjes, Llapashticë e Poshtme, komuna e Pudujevës, në ora 15:00, në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së.

Bazuar në të dhënat e bëra publike nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, Kolonel Gyrner Murati ka lindur  më datën 15 janar 1973 në Llapashticë të Poshtme, Komuna e Podujevës.

Ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit. Pas transformimit të UÇK-së ka shërbyer si epror në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), kurse që nga themelimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në detyrën e tij të fundit Kolonel Murati ishte Shef i Departamentit të Komunikimit dhe Teknologjisë Informative në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, i njohur si G6.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj,…