Nesër i jepet lamtumira e fundit nipit të Adem Grabovcit

03 qershor 2022 | 21:43

Nesër (e shtunë) do të varroset nipi i Adem Grabovcit, Nazmi Grabovci, i cili është gjetur i vdekur të enjten në lagjen “Emshir”, në Prishtinë.

Ai do të varroset në varrezat e fshatit Saradran të Komunës së Istogut në orën 15:00

Lajmin e ka bërë me dije Adem Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Adem Grabovcit:

Njoftim mortor!

NAZIT, nesër me datë 04.06.2022, ditë e shtunë, në ora 15:00 do i japim LAMTUMIRËN e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut.

Bacat e mi dëshmor, Dinë e Xhafer, ju na mësuat të përballemi me dhëmbjen, por nuk na treguat se Nazmiu, do vij para meje tek ju, këtë nuk e prisja!

NAZMI (DINË) GRABOVCI, je dhëmbja e jonë, që na preku në asht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është…