Nesër i jepet lamtumira e fundit regjisores Arzana Kraja
Regjisorja Arzana Kraja është gjetur sot pa shenja jetë në banesën e saj në Prishtinë. Për vdekjen e saj kanë reaguar përfaqësues të institucioneve shtetërore, akademike dhe komuniteti i artistëve.
Motra e Arzanës, Gresa Kraja ka bërë me dije se nesër (e enjte) në orën 14:00 do të bëhet varrimi i të ndjerës.
“Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës tonë të dashur Arzana Kraja. Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00. Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen ‘Ulpiana D9’, pranë klinikës ‘Fati im’”, ka njoftuar Gresa nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.
Arzana Kraja është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Mehmet Kraja.
/Epoka e re/