Nesër inaugurohet objekti i ri i Urgjencës në Podujevë

12 nëntor 2024 | 11:07

Komuna e Podujevës ka njoftuar se të mërkurën, më 13 nëntor, prej orës 15:00 do të mbahet ceremonia e përurimit të objektit të ri të Urgjencës së qytetit.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, zyrtarë të Organizatës “Qatar Charity” (si bashkëfinancues të projektit) dhe zyrtarë të tjerë nga niveli qendror e lokal.

Ky objekt modern është ndërtuar në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Podujevës dhe Organizatës “Qatar Charity”, ku 600 mijë euro janë investuar nga Komuna, kurse 1.1 milionë euro nga kjo organizatë.

Përveç Urgjencës, aty parashihet të ofrohen edhe shërbime tjera shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë…