Nesër koncerti “Shkurte Fejza – 50 vjet, Zëri i Kombit”, këta janë këngëtarët që do të performojnë bashkë me Shkurtën
Nesër, më 8 qershor, në orën 20:00 në Prishtinë, në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet koncerti
“Shkurte Fejza – 50 vjet, Zëri i Kombit”.
Në konferencën për media të mbajtur sot në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, aty edhe ku do të mbahet koncerti i parë “Shkurte Fejza – 50 vjet, Zëri i Kombit”, dhanë detaje kompozitori Valton Beqiri, drejtori artistik i Ansamblit “Shota”, Ylber Asllani dhe këngëtarja Shkurte Fejza.
“Koncerti do të jetë live dhe në të janë të përfshirë emrat më të mëdhenj të kompozitorëve shqiptarë. Bashkë me Shkurte Fejzën do të performojnë edhe këngëtarët Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj dhe dy vajzat e Shkurtës, Gresa dhe Besiana. Koncerti do të përfshijë një reportuar të gjerë të këngëtares Shkurte Fejza. Nga këngët folklorike, popullore dhe ato të lehta që pasqyrojnë luftën, dashurinë dhe ëndrrat e popullit shqiptar, duke u kthyer pas në kohë me copëza historie nga jeta jonë”, ka njoftuar MKRS-ja.