Nesër Kuvendi mban seancë
29 nëntor 2020
| 22:14
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë seancë.
Siç bëhet e ditur për media, seanca do të nis nga ora 10:00.
Në rend dite ndër të tjera janë edhe shqyrtimet e raporteve vjetore të disa institucioneve, agjencive dhe komisioneve. Gjithashtu është edhe emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT, dhe zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.