Nesër lëshohen patentëshoferët me dizajn të ri
28 shkurt 2018
| 15:30
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), nesër (e enjte), në orë 13:00, do të fillojë me lëshimin zyrtar të patentëshoferëve me dizajn të ri.
“Gjatë kësaj ceremonie, ministri i Punëve të Brendshme,Flamur Sefaj, do të pajisë disa qytetarë të Republikës së Kosovës me patentëshoferët e rinj”, është thënë në njoftimin e MPB-së.
Ceremonia do të mbahet në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil.