Nesër lëshohet në funksion rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës nga ana e Veternikut
23 korrik 2019
| 15:34
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor se nga nesër (e mërkurë) prej orës 12:00, lëshohet në funksion rruga ndihmëse (Rreth rrotullimi ndihmës për qarkullim normal të trafikut), që do të përdoret deri në përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.
MIT-ja ka kërkuar mirëkuptimin e pjesëmarrësve që shfrytëzojnë për qarkullim këtë segment rrugor.
/Epoka e re/