Nesër luhet ndeshja e Superkupës, Kosovë – Diasporë

17 tetor 2023 | 15:20

Në Kampin Nacional në Hajvali, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), nesër (e mërkurë) do të zhvillohet ndeshja ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, FC Prishtina dhe fituesit të Kupës së Kosovës për Gjermani, FC Kastrioti Stukenbrock.

Kjo ndeshje do të zhvillohet duke filluar nga ora 13:00.

Ky aktivitet është tradicional tash e disa vjet dhe ka për synim që t’i afrojë bashkatdhetarët tanë me vendlindjen, por njëherësh edhe e promovon pasionin dhe talentin e futbollit të bashkatdhetarëve tanë në diasporë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fadil Nebihu shpall te pavleshme Pasaporten e leshuar nga Republika…